Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, ku një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve që ka marrë nga therja me thikë, raporton Llapi.info.

Ngjarja, siç ka mësuar Llapi.info, ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Gllmanik.

Rastin për vdekjen e 22-vjeçarit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Podujevë 12.09.2022-20:55. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, është goditur me thikë nga një person i dyshuar mashkull i panjohur për të. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, por nuk ka arritur t’iu mbijetoj lëndimeve të shkaktuara dhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, njofton Policia.

Portali ka mësuar se tashmë i ndjeri është Amir Zhegrova. Llapi.info ka siguruar pamjet ku viktima ka pranuar fillimisht tretman mjekësor në Emergjencën e Podujevës, derisa më pas është nisur për në QKUK nën përcjelljen e Policisë së Kosovës./Llapi.info