Janë duke vazhduar punimet për ndërtimin e Stacionit të Autobusëve në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Llapi.info ka siguruar pamjet teksa punimet janë në intensitet të shtuar.
Ky projekt ka nisur për t’u ndërtuar para disa muajsh afër ish-objektit të Hotel Besianës.
Në një postim në Facebook, kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, pati thënë se ky projekt ka shifrën e mbi 1 milion euro.
“Vlera e këtij projekti është mbi 1 milionë euro dhe është në bashkëfinancim mes Komunës së Podujevës dhe ministrive të linjës. Ky projekt do të përfundojë në dy vitet e ardhshme. Stacioni i ri i autobusëve do ta mundësojë organizimin më të mirë të komunikacionit në qytet dhe fshatra, si dhe do t’i përmirësojë linjat e qarkullimit të Podujevës me qytetet tjera. Urime të gjithë qytetarëve për fillimin e punimeve për këtë projekt të rëndësishëm, e ne si qeverisje komunale po e përmbushin edhe një premtim elektoral”, pati shkruar ai.
Më poshtë pamjet nga punimet:
/llapi.info/