Janë duke vazhduar punimet për ndërtimin e objektit të ri shkollor në fshatin Obrançë të Podujevës, shkruan Llapi.info.
Kështu ka bërë të ditur një postim në Facebook, kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
“Së shpejti fshati Obrançë do ta ketë shkollën e re gati për shfrytëzim. Në ndërtimin e shkollës së re po punohet intenzivisht nga kompania punëkryese që vitin e ri shkollor nxënësit dhe personeli arsimor ta presin në objektin e ri. Vazhdojmë me punë e projekte të mëdha”, shkruan Bulliqi.
Më poshtë pamjet: