Janë duke vazhduar punimet për ndërtimin e objektit të Urgjencës së Qytetit të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Ky objekt ka nisur të ndërtohet tek rrethi me shqiponjë, derisa janë publikuar edhe pamjet e para të punimeve.

Ka qenë drejtoresha e Shëndetësisë, Adelinë Stublla, që ka publikuar këto pamje.

“Urgjenca duke u ndërtuar”, shkruan ajo sipër fotografisë.

Ndërkohë, vlera e këtij projekti mbërrin shifrën e 1.7milionë eurove, ku organizata “Qatar Charity”, financon me 1.1 milionë, ndërsa Komuna e Podujevës financon me 600,000./Llapi.info.

Më poshtë pamjet se si do të duket: