Një autobus është përfshirë nga flakët në Hajvali të Prishtinës, raporton Gazeta Express.
Nga Policia e Kosovës nuk janë përgjigjur ende për rastin.
Pamjet tregojnë autobusin e përfshirë në flakë dhe mbi të shtëllunga të mëdha tymi.
Një video nga momenti e ka publikuar gazetarja Gentiana Begolli.
Aty shihet një shpërthim që ndodh derisa zjarrfikësit kishin dalur në vendin e ngjarjes për ta fikur zjarrin.






