Pika kufitare në Merdar është mbyllur për qarkullim para pak minutash, shkruan Llapi.info.

Këtë e ka konfirmuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme e Kosovës.

“Qarkullimi në pikën kufitarë Merdar është i mbyllur në hyrje dhe dalje, për arsye të barrikadave në territorin e Serbisë, diku rreth 2 kilometra, deri në një informatë tjetër”, thuhet në njoftimin e Qendrës.

Llapi.info ka siguruar pamje nga një mërgimtar, i cili ka shtuar se është detyruar të kthehet mbrapsht pas mbylljes së kësaj pike kufitare./Llapi.info