Reshjet intensive të shiut, që kanë nisur që nga mbrëmë, ka bërë që në disa pjesë të Podujevës, konkretisht në fshatra, të ketë vërshime, shkruan Llapi.info.
Në adresë të Llapi.info kanë arritur pamje nga banorë të zonave të ndryshme, ku kanë treguar se rrugët, arat e oborret e shtëpive janë “pushtuar” nga uji.
Vërshime të mëdha raportohet të ketë edhe në fshatin Obrancë. Kështu ka thënë një banor i kësaj ane, i cili ka dërguar edhe pamje.
Rrugë të përmbytura ka edhe në fshatin Pakashticë.
Më poshtë pamjet:






