Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në orët e vona të natës tek rrethi në fshatin Siboc të Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas pamjeve të dërguara nga dëshmitarët, në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Sipas tyre, si pasojë e këtij aksidenti ka edhe persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes janë parë ekipet mjekësore dhe ato policore.

Banorët e kësaj ane i kanë thënë portalit Llapi.info, se aksidentet tek ky vend janë të shpeshta, pasi që sipas tyre, ka mungesë të ndriçimit.

Më poshtë pamjet: