Një vetaksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 20:00 në hyrje të fshatit Shajkoc të Podujevës, raporton Llapi.info.

Në pamjet që ka siguruar Llapi.info, shihet se si një veturë është përplasur për murin e një shtëpie.

Sipas informacioneve që posedon portali, një person (shoferi) ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Podujevës.

Dëshmitarët kanë thënë se vetura ka pasur shpejtësi më të madhe, në një kthesë – kur edhe kushtet atmosferike ishin me reshje të shiut./Llapi.info