Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më 7 janar rreth orës 22:00 në Pojatë të Krushevcit të Serbisë, raporton Llapi.info

Nga ky aksident mes një veture dhe autobusi, ka ndërruar jetë kosovari A.K 44-vjeçar që kishte marrë rrugë për në Austri pas pushimit dimëror në Kosovë.

Ndërkaq, Llapi.info ka siguruar pamjet e dërguara nga lexuesit e portalit, ku shihet përplasja e rëndë në Serbi.

Llapi.info pati raportuar më 7 janar për aksidentin në fjalë.

Mësohet se nga aksidenti nga aksidenti fatal në Krushevc kanë mbetur të lënduar edhe tre persona të tjerë dhe po marrin trajtim mjekësor në spital.

Ndërkohë, familjarët e mërgimtarit që humbi jetën në aksidentin në Serbi, thonë për Express se ai kishte qenë në rrugë të vet dhe se autobusi e ka goditur.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se do të kërkojë informacione nga autoritetet zyrtare pas raportimeve për vdekjen e një mërgimtari në një aksident trafiku në Serbi.

“Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi, deri më tani nuk ka pranuar asnjë informacion zyrtar nga autoritetet atje, në lidhje me aksidentin, rrethanat në të cilat ka ndodhur, dhe as me prejardhjen apo përkatësinë e personave të aksidentuar. Po ashtu, Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka pranuar ndonjë informacion për aksidentin në fjalë, nga familjarët e të aksidentuarve në Kosovë dhe as nga ndonjë palë tjetër e involvuar. Pavarësisht, Ministria e Punëve të Jashtme do t’i kërkojë informacion dhe evidencë të plotë autoriteteve serbe, në lidhje me rrethanat në të cilat ka ndodhur ky aksident. Në emër të Ministrit Pacolli, familjarëve i shprehim pikëllimin e thellë dhe solidaritetin tonë të plotë për humbjen e jetës së mërgimtarit”, thuhet në njoftim të MPJ-së. /Llapi.info

Më poshtë fotot e siguruara:

Image may contain: outdoor