Lokale - eSIMy

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në rrugën nacionale Podujevë – Prishtinë, konkretisht në fshatin Gllamnik, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar për Llapi.info edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë katër vetura.

“Sot rreth orës 12:30, në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë katër automjete. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Burime të Llapi.info bëjnë të ditura se veturat nga ky aksident janë futur në një market. Duhet theksuar se po në këtë vend, ditë më parë, në një aksident kanë mbetur të lënduar tre persona, njëri prej tyre me lëndime të rënda trupore./Llapi.info