Dje rreth orës 15:00, në mënyrë tragjike ka humbur jetën Ruzhi Muhamedi 27 vjeçar, pasi një autobus urban u përplas me veturën e tij
Ky aksident ndodhi në rrugën “Shkëlzen Haradinaj” në Prishtinë.
Lajmi.net ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet se vetura është shkatërruar e tëra andaj edhe ishte shkak që 27 vjeçari të mos mbijetonte.
Sipas dëshmitarëve të nga vendi i ngjarjes, aksidenti ka ndodhur kur i ndjeri kishte dalë me veturën e tij “Golf 2” nga shtëpia e tij në rrugë kryesore dhe ishte goditur nga autobusi.
Lidhur me këtë aksident drejtuesit të autobusit, me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.