Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Zllakuqan të Klinës.

Sipas pamjeve të publikuara nga mediat lokale, shihet se një kamionetë ka përfunduar jashtë rrugës.

Automjeti shihet se është përplasur për pemë matanë rrugës kryesore.

Nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

Ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Më poshtë pamjet: