Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë -Podujevë, përkatësisht në vendin e njohur si Tuneli i Parë, rrugës për Bajgorë.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku për pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën rajonale Mitrovicë- Podujevë, përkatësisht në segmentin rrugor afër Tunelit të Parë, në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasoj e aksidentit gjashtë (6) persona kanë pësuar lëndime”, ka deklaruar ai.

Më poshtë pamjet: