Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur sonte në fshatin Bajçinë të Podujevës, raporton Llapi.info.
Siç kanë treguar dëshmitarët për Llapi.info, në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar disa persona.
Ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Llapi.info ka tentuar të marrë detaje nga zyrtarët policorë, por të njëjtit, deri më tani, nuk janë deklaruar.
Portali do t’iu mbajë të informuar.








