Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi sot rreth orës 04:00 në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Hoxha ka thënë se personi që ka marrë lëndime të rënda trupore është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Policia bën thirrje tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë më vigjilent gjatë vozitjes, sepse duke shtuar kujdesin dhe respektuar rregullat në trafik mund të evitohen rastet e tilla tragjike të humbjes së jetëve.

Reporteri ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes:

“Me datë 04.10.2020 rreth orës 03:50, në rrugën Prishtinë – Ferizaj, është shkaktuar një aksident trafiku rrugor, ku është përfshirë një automjet në lëvizje. Raportohet se një person mashkull kosovar ka humbur jetën dhe një tjetër ka marr lendime të rënda trupore dhe është derguar në QKUK. Apelojmë tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë më vigjilent gjate drejtimit të automjeteve, sepse vetem duke shtuar kujdesin dhe respektuar rregullat ne trafik mund të evitohen rastet e tilla tragjike të humbjes së jetëve njerëzore.”, ka thënë Hoxha.