Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 13:30 në rrugën Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Gllamnik, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku dyshohet edhe për persona të lënduar.

Ekipet policore, mjekësore dhe ato të zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes, për t’u marrë me rastin.

Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës./Llapi.info