Gazeta Online Reporteri.net njoftoi më herët se sot gjatë ditës xhandarët portugezë dhe francezë kanë mbërritur në Kosovë. Kjo u konfirmua për Reporteri.net nga EULEX derisa tash ka publikuar edhe pamje nga ardhja e tyre.
“Xhandarët portugezë dhe francezë të Njësisë Rezervë të Policisë së Specializuar arritën sot në Kosovë”, njofton EULEX.
Shefi i EULEX-it, pak ditë më parë, konfirmoi se më 14 mars ka mbërritur një pjesë e xhandarëve nga Portugalia dhe Franca, ndërkaq njoftoi se sot, më 18 mars, ka mbërritur pjesa tjetër e tyre.
“Data e vendosjes së xhandarëve italianë është në pritje të konfirmimit”, tha Wigemark për Reporteri.net.






