Lokale - eSIMy

Reshjet e shiut kanë bllokuar disa zona në Dukagjin.

Në Klinë, sipas videove të publikuara nga mediet lokale, shihet se niveli i ujit është mjaft i lartë si pasojë e reshjeve të shiut.

Sipas videove të publikuara, në vendin e njohur si “Ura e Haxhisë” disa qytetarë nxirren me traktor nga shtëpitë e tyre e më pas transportohen me ekskavator.

Këtë zonë të Klinës ka dalë nga afër për ta monitoruar edhe kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj.