Dogana e Kosovë ka njoftuar se ka arritur të kap tre ton mjete piroteknike të kontrabanduara në regjionin e Mitrovicës në vlerë rreth 5 mijë euro.

KALLXO.com ka arritur të sigurojë pamje të ndjekjes së veturave të dyshuara me mjete të kontrabanduara nga Policia e Kosovës dhe Dogana.

KALLXO.com mëson se tre vetura kanë arritur të kapen nga Policia e Kosovës ndërsa një veturë tjetër ka arritur që të ikë. Veturat ishin hasur nga dogana në qytetin e Vushtrrisë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore dhe me urdhër të Prokurorit kujdestar te dyshuarit janë intervistuar.