Lokale - eSIMy

Sot kanë nisur punimet për rrugën Prishtinë – Podujevë.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe zëvendës ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Në një postim në Facebook, Durmishi ka thënë se punimi ka nisur në të gjitha llotet.

“Lajm i mirë për qytetarët e Podujevës dhe Prishtinës Sot, filluan punimet në të gjitha llotet në projektin e rrugës Prishtinë – Podujevë. Urime e na priftë e mbara”, shkruan ai.

Punimet në këtë rrugë do t’i kryejnë disa kompani.

Ministria e Infrastrukturës pati thënë pak muaj më parë se do ndahen 37 milionë euro. Sipas MI-së, punimet pritet të kryhen për 14 muaj.

Më poshtë pamjet: