Lokale - eSIMy

Policia ka njoftuar se sot, rreth orës 11:25 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në kilometrin e 10-të ( në afërsi të fshatit Vlashnje) është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku- vet aksident, ku si pasojë dyshohet se një person ka humbur jetën kurse një person tjetër ka pësuar lëndime trupore.

Sipas prokurorit kujdestar, Petrit Kryeziu, i cili ka qenë në vendngjarje, nga ekipet mjekësore është konfirmuar se ka vdekur pasagjeri i veturës së vetaksidentuar, ndërsa vozitësi është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, pasi ka pësuar lëndime serioze. Dyshohet se deri tek vetaksidenti ka ardhur për shkak të humbjes së kontrollit mbi automjetin nga vozitësi. Vetura e vetaksidentuar është më targa të Republikës së Shqipërisë, ndërsa identiteti i viktimës dhe të lënduarit nuk dihet për momentin sikurse edhe shtetësia e tyre.