Llapi.info raportoi para pak minutash për një person që dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij shtatzënë para objektit të Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur para pak minutash dhe akoma nuk dihen detaje.
Llapi.info ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të një përgjigje, ndërkohë Front Online ka publikuar pamjet.
Mbi 7 vetura të Policisë janë në vendin e ngjarjes, derisa patrullat e Policisë po shtohen.
Viktima ishte në javën e 41-të të shtatëzënisë, duke pritur për të lindur.
Vrasja është kryer me armë zjarri.








