Shkrirja e borës dhe reshjet e mbrëmshme të shiut ka shkaktuar vërshime në disa pjesë të Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.
Në Siboc të Poshtëm të kësaj komune, uji ka shkaktuar vërshime të mëdha.
Në pamjet që ka siguruar Llapi.info shihet uji që ka hyrë edhe brenda orendive shtëpiake, ndërkohë që janë rrezikuar edhe shpezët në disa shtëpi.
Sipas banorëve të kësaj ane, uji ka marrë edhe rrugë e livadhe në këtë anë.
Ndërkohë, vërshime ka edhe në fshatra tjera të Komunës së Podujevës./Llapi.info.






