Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në fshatin Tërpezë të Malishevës.

Në aksident janë të përfshirë një traktor dhe një automjet.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.

Ai u shpreh se ka të lënduar nga ky aksident.

“Të nderuar, ju njoftoj se në fsh. Terpezë është raportuar aksident trafiku në mes një traktori dhe një automjeti. Shikimi i vendit të ngjarjes është duke u bërë nga Njësia e Trafikut Rajonal dhe bazuar nga informatat e para, si pasojë e aksidentit ka edhe të lënduar”, u shpreh Elezi.