Lokale - eSIMy

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, u ka uruar natën e mirë qytetarëve duke thënë se edhe gjatë natës po punohet në rrugët Zahaq – Pejë dhe Prishtinë- Podujevë.

“Jemi të angazhuar maksimalisht që këto dy projekte të neglizhuara dikur, me ne të përfundojnë sa më shpejt”, ka shkruar pos tjerash Lekaj, transmeton Llapi.info.

Statusi i plotë i ministrit Pal Lekaj:

Po punohet ditë e natë me të gjitha kapacitetet që rrugët ZAHAQ – PEJË dhe PRISHTINË – PODUJEVË të lëshohen në qarkullim sa më parë.

Jemi të angazhuar maksimalisht që këto dy projekte të neglizhuara dikur, me ne të përfundojnë sa më shpejt.

Natë të mirë, qytetarë!