Mbrëmjen e së dielës rreth orës 21:00 Togeri i Policisë së Kosovës me inicialet H.Zh ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Penuh të Podujevës, përderisa viktima së bashku me nipin T.Zh dhe dy familjarë të tjerë ishin duke u nisur për në gjueti.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, ka thënë se hetimet janë në fazën fillestare mirëpo dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur pasi T.Zh ishte duke e pastruar armën dhe nga pakujdesia ajo ka shkrepur.
Beka për Klan Kosova bëri të ditur se i dyshuari eështë arrestuar dhe më pas është liruar për ceremoninë e varrimit të policit të ndjerë.
Hetuesit policor janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si ‘vrasje nga pakujdesia’.