Në stadiumin e qytetit të Podujevës “Zahir Pajaziti”, sot luhet derbi i javës së 29-të Llapi-Drita, njofton Llapi.info
Pak para fillimit të kësaj sfide, tashmë tifozët llapjanë ‘Legjendat’, kanë marrë rrugën për ta përkrahur Llapin në rrugëtimin drejt titullit.
Në pamjet shihet se tifozët janë mobilizuar për këtë duel. E për këtë ndeshje, trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka bërë thirrje te të gjithë llapjanët t’i mbushin tribunat e stadiumin.
“Neser kërkoj si asnjëherë më parë të gjithë i vogël e i madh, nxënës, stdudentë, profesorë, intelektualë, struktura politike dhe jo politike të bashkuar dua mbështetje për Klubin, për Qytetin, për djelmoshat e skuadrës që janë në gjendje të vdesin në fushë për ngjyrat e klubit, dua mbështetje për Kryesinë, për Stafin e skuadrës që neser nuk do të luajmë vetëm kunder një klubi por nesër një rival e kemi nê fushë dhe tre kundershtarë jashtë fushës”, ka shkruar Batatina në Facebook.
Ndërkohë, ndeshja Llapi – Drita nis nga ora 15:30./Llapi.info