Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i ka bërë publikë emrat e drejtorëve të Drejtorive për mandatin e ri katërvjeçar, raporton Llapi.info.

Në krye të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit është emëruar Pajtim Balaj. Balaj në mandatin e kaluar kishte qenë drejtor i Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik.

Balaj kishte fituar edhe ulësen e Kuvendit të Podujevës, duke grumbulluar në zgjedhje e tetorit mbi 600 vota.

“Sot kemi mbajtur takimin e parë të Bordit të Drejtorëve, në të cilin kemi folur për punët e mëdha, projektet dhe detyrat që i kemi para vetës. Zotimet që i kemi dhënë para qytetarëve, do të jenë edhe puna e përditshme e jona. Si qeverisje lokale do t’ju qëndrojmë pranë atyre që kanë më së shumti nevojë, do të jemi të hapur, bashkëpunues e transparent me qytetarët, shoqërinë civile e mediat”, ka shkruar Bulliqi në Facebook, krahas emrave të drejtorëve të Drejtorive në Podujevë./Llapi.info