Lokale - eSIMy

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, viziton sot dhe nesër Italinë, ku edhe do të pritet nga presidenti i këtij vendi, Sergio Mattarella.

Në kuadër të kësaj vizite, Pacolli, ai po ashtu do ta takojë edhe presidentin e Konfederatës së Përgjithshme të Industrisë së Italisë, Vincenzo Boccia, si dhe personalitete të tjera italiane.

Qëllimi i vizitës së tij në Itali është ngritja në një nivel më të lartë të marrëdhënieve dypalëshe dhe inkurajimi dhe thirrja e bizneseve italiane, që të rrisin investimet e tyre në vendin tonë, thuhet në komunikatën e MPJ-së.