Lokale - eSIMy

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka sugjeruar gjithë vozitësit kosovarë që të kenë kujdes në trafik, duke përmendur rastin tragjik të Prizrenit.

“Vëllezër dhe motra, të dashur qytetarë. Sot tre veta vdiqën në këtë makinë në Zhur të Prizrenit. Keni kujdes! Mendoni për të afërmit tuaj, mbani shpejtësinë e lejuar. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve. Zoti ua shtoftë gajretin”, ka shkruar ai në Facebook.