Këshilltari i kreut të AKR-së, Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj iu është përgjigjur sot zëdhënësit të qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziut që ka deklaruar se duhet të kërkohet falje për deklarimet lidhur me sulme terroriste.

Zyberaj ka shkruar në Facebook se e vlerëson si kërkim ndjese, deklarimin e sotëm të zëdhënësit të qeverisë.

“Etika e tij është ku e ku në raport me agresionin verbal, kërcënimin,frikësimin në mesazhet e shefit të tij, apo zëvendësministrit të brendshëm, ndaj zotit Pacolli. Pikërisht ai agresion verbal i nisur nga lart nxiti si rregullisht ushtrinë e mijëra kërcënuesve me apo pa emër në rrjetet sociale apo dhe në forma të tjera, që të bëjnë thirrje të hapura për vrasje, linqim, të zotit Pacolli, fëmijëve të tij, etj. Një klimë e tillë fashizmi verbal, por jo vetëm verbal, frymëzuar me vetëdije apo pa vetëdije nga kreu i qeverisë është parathënia e cdo akti terrorist të mundshëm, sic analizon stafi i sigurisë së zotëri Pacollit, shto këtu dhe informacionet që ata marrin nga drejtime të ndryshme”, ka deklaruar ai.

Zyberaj ka shkruar se Pacolli merr kërcënime e se është në natyrën njerëzohet të frikësohesh për fatin e familjes, derisa shtoi se Pacolli mund ta tërheq deklaratën e tij.

“I vetëdijshëm pse deklarimet e tij mund të cënojnë imazhin e shtetit të Kosovës, zotëri Pacolli mund të tërheqë atë cfarë tha. Mirpo a do ta bejnë këte me parë, Kryeministri dhe ud i Ministrit te Punëve të Brendshme”, ka shkruar ai.