Ministri i punëve të Jashtme Behgjet Pacolli u shpreh në mbështetje të vendimit të Qeverisë për masat, derisa Serbia vazhdon të urrejë Kosovën dhe popullin e saj.
Reagimi i Pacollit ka ardhur pasi kryeministri Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme e ka quajtur të turpshme kërkesën e Kryeministres serbe, Ana Brnabiq drejtuar kryeministrit shqiptar Edi Rama, për tërheqjen e njohjes të Kosovës.






