Lokale - eSIMy

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se Kosova nuk ka kohë për të eksperimentuar në zgjedhje të reja dhe sipas tij “as në shkatërrimin e marrëdhënieve me miqtë tanë perëndimorë me SHBA në krye”.

“Kjo është çka duan armiqtë tanë historikë. Në kushtet e sotme, me detyrimet që gjinden para klasës sonë politike, bëj thirrje për unitet! Krerët e institucioneve t’i lënë mënjanë egot e tyre, dhe të kryejnë detyrat kombëtare dhe ndaj miqëve! Po lexoj një libër për sherret e feudalëve tanë kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë. Ju lutem mos t’ i ngjajmë atyre 100 vjet më pas!”, shkruan ai në Facebook.