Politikani dhe afaristi i njohur kosovar, Behgjet Pacolli, në llogarinë e tij në Facebook ka postuar një fotografi me nënën e tij të ndjerë, duke shkruar se sado i zënë që ishte me punë, gjithmonë gjente kohë për të.
“Ishte moment çlodhje për mua. Ju që i keni akoma në jetë, jeni me fat!”, shtoi Pacolli në postimin e tij.
Kjo foto vjen pas reagimit të djeshëm të tij lidhur me rastin e të moshuarës në Pejë, e cila u sulmua nga infermierja e qendrës së kujdesit ku po qëndronte.






