Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka organizuar shkuarjen e ish-presidenteve të Kosovës dhe Shqipërisë për vizitë tek ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Për ish-presidenten Jahjaga ka thënë se edhe përkundër letrës, mesazheve dhe thirrjeve s’është përgjigjur fare.

Ndërsa për Fatmir Sejdiun ka thënë se në mënyrë të sjellshme i ka thënë se s’mund t’i bashkohet kësaj vizite atje.

“Nga Kosova e kam ftuar Jahjagën dhe Sejdiun. Jahjaga në letrën e protokolluar që e kemi ftuar, në sms dhe thirrje telefonike s’është përgjigjur fare. Z.Sejdiu në mënyrë edukative është përgjigjur se e ka të pamundur të implementojë këtë vizitë sepse i ka arsyet e veta. Unë e kam kuptuar këtë, s’kam insistuar. Është spekuluar për ardhjen apo mos ardhjen e z. Sejdiu”, ka thënë Pacolli në Top News.

Pas refuzimit të Sejdiut, Pacolli ka thënë se e ka konsideruar ta ftojë Isa Mustafën, megjithatë ky i fundit i ka thënë se s’mund të udhëtojë me aeroplan, por që ka ndërmend të shkojë për vizitë në Hagë me makinë bashkë me djemtë e tij.

“Në këtë rast kam konsideruar ta ftojë z. Mustafa, por ai e ka një hendikap

Ai është përgjigjur në letrën tij, ka thënë se Begjet e kam ndërmend të shkojë në Hagë. Në këtë moment e kam të pamundur, unë do të shkojë me makinë me djemtë e mi, në një ditë të caktuar. Bile bile më ka thënë se i kam disa kontrolle në Gjermani dhe do ta shfrytëzojë që të shkojë atje”, ka thënë Pacolli.