Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, sot për në Pragë, ka takuar homologun e tij, Tomas Petricek.

Pacolli thekson se nga Çekia ka marrë përkrhaje për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Përveç kësaj, shtoi se ka marrë mbështetjen edhe për proceset integruese të Kosovës.

“Vizitë e ngrohtë dhe shumë mikpritëse në Pragë. Në takim me ministrin e jashtëm të Çekisë, Tomas Petricek, një mik i Kosovës dhe përkrahës i proceseve integruese të vendit biseduam për thellimin e marrëdhënieve tona dhe ndërtimin e një partneriteti gjithëpërfshirës, në të gjitha fushat me theks në zhvillimin ekonomik dhe të investimeve”, ka shkruar Pacolli.

Kryediplomati i Kosovës nepërmjet Facebook treguar se kanë diskutuar edhe për situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor.

“Ngritëm çështjen për zhvillimet në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, mënyrat e bashkëpunimit për të ndërtuar të ardhmen në BE.