Premtimet për liberalizim vizash vazhdojnë.
Këtë herë këtë premtim e ka dhënë shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli.
Ai, në raportimin para Komisionit për Integrime, 2019-n e ka quajtur vit të liberalizimit.
Numri dy i Qeverisë është pyetur nga anëtarët e Komisionit edhe për tërheqjen e njohjeve, për demarkacionin me Malin e Zi, si dhe për të kthyerit së fundi nga Siria në Kosovë, raporton KTV.
Pacolli u ka thënë deputetëve të mos mërziten për njohje, sepse numri i tyre vazhdon të jetë 116, dhe janë më shumë se 110 nota verbale për njohje.
Ismet Beqiri i LDK-së ka thënë se diplomacia kosovare është në gjendje të mjerueshme, por ka përgëzuar ministrin Pacolli që ka aeroplan privat se pa të do të ishte i mangët nga përkrahja.
Ky ishte raportimi i parë i Pacollit para këtij Komisioni.