Pacientët kanë pritur gjatë sonte për të marrë shërbime në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, raporton Llapi.info.

Kështu kanë thënë pacientët, të cilët kanë dërguar pamje në Llapi.info.

Sipas tyre, kjo pritje po krijohet, pasi është bërë ndërrimi i mjekëve. Ata janë shprehur të indinjuar me këtë, ndërkohë që kanë shtuar se shërbimet mjekësore i kanë marr me vonesë.

“15 minuta me vonesë ka ardhur mjeku që ka orarin prej orës 20:00, kurse ai paraprak s’i ka pranuar pacientët 15 minuta para se ta kryej punën. Tek tani ka nisur pranimi”, ka thënë njëri nga ta.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që pacientët llapjanë presin me orë të tëra nëpër korridoret e objekteve shëndetësore në Podujevë./Llapi.info