Analisti politik, Rrahman Paçarrizi i ka komentuar kritikat në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, i cili po i kushton vëmendje të posaçme garës së partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Paçarrizi me ironi ka thënë se Kurti megjithatë po merret edhe me Kosovën gjatë kohës së lirë.

“Çka jeni çu peshë more?! Albini në kohë të lirë po merret edhe me Kosovën. Mos m’u ligni!”, ka shkruar Paçarrizi.