Mesut Ozil është duke i numëruar ditët si futbollist i Arsenalit.
Mesfushori turko-gjerman është drejt transferimit në elitën e futbollit turk.
Mediat turke kanë raportuar se gjiganti nga Stambolli, Fenerbahce po këmbëngul për transferimin e Ozil.
Trt Sport ka raportuar se presidenti i Fenerit, Ali Koc ka pasur tanimë disa takime me mesfushorin e Arsenalit.
Gjithnjë sipas këtij televizioni turk gjasat që Ozil të transferohet në Superligën e Turqisë janë rritur ndjeshëm.
Problemi i vetëm qëndron tek paga e lartë e lojtarit që aktualisht në Arsenal fiton 350 mijë euro në javë.
Fenerbahce është favorite për transferimin e Ozilit, por të interesuara për të mbetën edhe Galatasaray e Besiktas.