Organizata e Veteranëve të Luftës ka reaguar pa meshës së serbëve të mbajtur në Kishën Ortodokse, tek kampusi i UP-së.

Përmes një postimi në Facebook, u.d. kryetari i kësaj organizate,Faton Klinaku është shprehur në një formë ironike, duke përdorur një fjali serbe që e mbajnë mend personat që e kanë përjetuar kohën e ish-Jugosllavisë para luftës në Kosovë.

“Veç kur t’na hyjnë një ditë policia serbe e na thonë “daj mi ličnu kartu”, ka shkruar Klinaku.

Lidhur me këtë çështje, ka pasur reagime të shumta nga liderë opozitarë, shoqëria civile e organizata të ndryshme.

Kurse, nga Qeveria e Kosovës nuk kanë folur ende nëse kanë qenë në dijeni të liturgjisë që u mbajt aty.