Kyeparlamentarja Vjosa Osmani para pjesëtarëve të FSK , ka thënë se i kujtojnë me dhembje e krenari gjeneratat që u flijuan në Kosovë.

Ajo ka thënë se ushtria e Kosovës është produkt i luftës për liri. Sipas saj, të jesh ushtarak nuk është e lehtë.

“Ju keni sakrifikuar në momentin që keni vendosur ta veshni këtë uniformë. Nuk ka sakrificë më të madhe se të luftosh për vendin tënd. Të jeni krenar me vetën. Do të punojmë pa rreshtuar që ta bëjmë Kosovën vend të sigurt, të zhvilluar ekonomikisht”, ka thënë ajo.

Sipas saj, vendimi i ushtarëve për ta sakrifikuar vetën është i shenjtë.

“Vajzat dhe djemtë tanë janë të stërvitur për t’u përballur me çdo situatë”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se anëtarësimi në NATO mbetet synim i institucioneve të Kosovës.