Chairwoman of the Assembly of Kosovo and acting President of Kosovo Vjosa Osmani speaks during an interview with The Associated Press in Kosovo capital Pristina on Friday, Nov. 13, 2020. Kosovo’s acting president complains that the European Union is not treating Kosovo on “an equal footing” with its former war foe, neighboring Serbia in the negotiations on normalizing their ties. Osmani on Friday said that Brussels was not learning from the mistakes of the past and was treating Serbia as “a spoiled child.” (AP Photo/Visar Kryeziu)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin e saj me rastin e 246 vjetorit të pavarësisë.

Presidentja përmes një postimi në Twitter ka shkruar se jemi krenar për arritjet tona të përbashkëta.

“Sot populli i Kosovës bashkohet me gjithë zemër presidentit Joe Biden dhe të gjithë miqve tanë amerikanë në festimin e 4 korrikut. Ne jemi krenarë për arritjet tona të përbashkëta dhe për promovimin dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta”, ka shkruar Osmani.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 4 korrikun – Ditën e Pavarësisë.

246-vjet më parë u ratifikua Dokumenti i Pavarësisë, një dokument ku 13 kolonitë nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.