Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka thënë se në gjashtë muajt e fundit Kosova ka përmirësuar imazhin e saj para ndërkombëtarëve.
Ajo tha se gjatë kësaj periudhe është dashur të sanohen dëmet e bëra në të kaluarën, derisa thotë se tash Kosova shihet ndryshe.
“Sa i përket politikës së jashtme ka qenë fokus i veçantë dhe këtu mund të them se sa ka qenë përpjekja për ta prezantuar një imazh të ri të Kosovës ku Kosova është rinia e saj po aq shumë është dashur të bëjmë përpjekjet për të sanuar dëmet që janë bërë në të kaluarën në raport me Republikën tonë dhe kjo vërehet në çdo tryezë ndërkombëtare. Një dëm i madh është bërë në aspektin e asaj se si shihet Kosova ndërkombëtarisht dhe këtë këtë mjafton të shihen faqet e para të mediave ndërkombëtare në të kaluarën dhe si është portreziuar në këto gjashtë muaj, edhe për shkak të prezencës jashtëzakonisht të madhe që e kemi pasë në media ndërkombëtare”, ka deklaruar ajo në Kanal 10.