Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në kujtesën e kombeve ekzistojnë disa ngjarje, të cilat janë gdhendur në kalendarin e përbashkët dhe ruhen si gur i çmuar në kujtesën e secilit anëtar të kombit.
“epra heroike e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit dhe sakrifica sublime e familjes Jashari për liri, është ngjarja që vulosi historinë tonë, e cila do të ruhet përjetësisht në kujtesën e kombit shqiptar”.
“Prandaj sot, në kazermën e ushtrisë sonë që mbanë emrin e komandantit legjendar, përsëritëm se themelet e shtetit janë vënë dhe po mbahen falë kësaj trimërie e kësaj sakrifice”, ka shkruar Osmani në faqen e saj në Facebook.
Presidentja iu drejtua edhe ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke u thënë se barra e sigurisë së qytetarëve të Kosovës është mbi supet e tyre.
Ajo theksoi se synim i Kosovës tani është anëtarësimi në NATO, në të cilin beson fuqishëm dhe e sheh më të domosdoshëm se kurrë më parë.






