Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osamni, gjatë një bashkëbisedimi me të rinjët e Mitrovicës ka thënë se ajo në skenën politike do të jetë për një kohë të gjatë, me njërzit siç është shprehur ajo që ja duan të mirën Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Ajo po ashtu ka thënë se askujt nuk do t’i lejohet që të bëjë pazare me kufijtë e Kosovës.
“Çështjet politike është që do të më shihni edhe shumë gjatë në skenën politike të Kosovës dhe do të më shihni me njerëzit që ja duan të mirën Kosovës dhe tash po shihet se kush ja donë të mirën Kosovës. Unë do të jem aty ku më duan qytetarët. Në qoftë se dikujt i shkon mendja ta bëjë pjesë të negociatave qoftë duke i dhënë territor apo duke e shndërruar Mitrovicën në një vend jo funksional atëherë plane të tilla nuk do të lejohen”, është shprehur Osmani.






