Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha se Serbia po i vazhdon përpjekjet për ta minuar shtetin e Kosovës.
Osmani përmendi konferencën e Lëvizjes së Shteteve të Painkuadruara (NAM), që po mbahet në Beograd, ku Serbia po e keqpërdorë statusin e vendit vëzhgues me synim për ta shtrembëruar të vërtetën për shtetin e Kosovës.
“Serbia po vazhdon përpjekjet për ta minuar shtetin e Kosovës me narrative e argumente të falsifikuara. Së fundi, në konferencën e Lëvizjes së Shteteve të Painkuadruara (NAM), që po mbahet në Beograd, Serbia sërish po e keqpërdor statusin e vendit vëzhgues me synim për ta shtrembëruar të vërtetën për shtetin e Kosovës”.






