Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për trajnimin në samitin vjetor të procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore.

Osmani ju ka bërë thirrje vendeve që nuk kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, ta njohin atë dhe të respektojnë integritetin territorial të vendit.

“Ndër të tjera, kam theksuar se bashkëpunimi rajonal është i domosdoshëm, por edhe i mundur, nëse mbështetet në njohjen dhe respektimin e njëri-tjetrit. Prandaj u bëra edhe një herë thirrje vendeve të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës që ta njohin sa më parë atë, ngase ai është realitet i pakthyeshëm, si dhe ta respektojnë në plotni sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë”, ka shkruar ajo.

Tutje ajo ka shtuar se Kosova ka përmbushur kërkesat për liberalizimin e vizave dhe se BE-ja duhet të mbajë premtimin e dhënë.

“Siç po lëvizim ne me shpejtësi drejt integrimit të vendit tonë, duke i përmbushur të gjitha kërkesat e parashtruara ndaj nesh, edhe Bashkimi Europian duhet ta vlerësojë angazhimin e qytetarëve të Kosovës dhe ta mbajë premtimin për liberalizim të vizave”, ka shtuar ajo.