Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Zhdukurve me Dhunë ka kërkuar nga nga bashkësia ndërkombëtare që t’i bëjë presion Serbisë që të nënshkruaj marrëveshjen për të pagjeturit.
Osmani, para obeliskut për personat e pagjetur ka kërkuar nga Serbia të që të jap të dhëna dhe informacionet për të zhdukurit me dhunë në Kosovë, gjatë luftës së fundit.
“Sot përkujtojmë ndër krimet gjenocidal të Serbisë, që është krim i dyfishtë sepse edhe vetë krimet që i kanë bëra ata duke i mbajtur të zhdukur 1 mijë e 600 persona.Mendësia e njëjtë që ka mbizotëruar edhe gjatë luftërave që janë kryer në ish-Jugosllavi.Bëjmë thirrje që bashkë me komunitetin ndërkombëtar që të rrisim angazhimin që Serbia të përgjigjet për krimet e kryera, por edhe të tregojë vendndodhjen e më të dashurve tanë, për të cilët nuk dihet akoma se ku janë.Në dialogun me Serbinë është prioritet çështja e të zhdukurve me dhunë dhe institucionet po bëjnë të pamundurën që përmes këtij procesi Serbia të jap të gjitha të dhënat që çojnë drejt zbardhjes së fatit të të zhdukurve”, tha Osmani.
Ajo potencoi se kanë kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që t’i bëjë presion Serbisë që të nënshkruaj marrëveshjen për të pagjeturit.
“Besoj se jemi në rrugën e duhur sepse Republika e Kosovës, jo vetëm që ka treguar konstruktivitet, por edhe ka dhënë propozime konkrete që kontribuojnë në këtë drejtim, por kontribuojnë për paqe dhe stabilitet afatgjatë. Me ShBA-në dhe BE-në kemi bashkëpunuar në këtë drejtim, shpresojmë me trysninë ndërkombëtare të arrihet kjo marrëveshje që do ta shtrinte rrugën drejt zbardhjes së të zhdukurve me dhunë”, ka thënë Osmani./eo






